Thursday , 1 October 2020

MARSHIM NE QYTETIN E SHKODRES KUNDER KANCERIT TE GJIRIT

Shkodra eshte vendi me i persosur ne marshimin kunder kancerit te gjirit, sepse eshte nje vend me burrnesha. Keshtu u shpreh nga qyteti i Shkodres, ambasadori amerikan ne vendin tone, Donald Lu, ne diten e marshimit kunder kancerit te gjirit.

Nga ana tjeter, kryebashkiakja e Shkodres, Voltana Ademi, dha mesazhin e saj per kete semundje, si edhe i beri thirrje femrave qe te ndermarrin vizita te shpeshta dhe te rregullta mjekesore per te luftuar kete semundje.

Ky eshte viti i tete rradhazi qe organizohet fushata per informimin dhe ndergjegjesimin e grave e te vajzave per parandalimin e kancerit te gjirit. Ne qytetin e Shkodres, ne kuader te kesaj fushate u zhvillua ecja simbolike e bere tradite tashme, nga sheshi ” 2 Prilli” ne sheshin “Luigj Gurakuqi” e per te mberritur ne fund ne sheshin para Bashkise Shkoder, ku u mbajten edhe fjalimet e organizatoreve te ketij aktiviteti.

Lexoni dhe kete

“TE RINJTE DUHET TE ORJENTOHEN DREJT KURSEVE PROFESIONALE”

Të rinjtë duhet të orjentohen drejt kurseve të formimit profesional për të patur një vend …