MARSHIMI I PARTISË DEMOKRATIKE NDALET NË “MES TË RRUGËS”

Nisi në mënyrë paqësore. Mbështetës të Partisë Demokratike dhe përfaqësues të kësaj force politike në Shkodër nisën marshimin e tyre nga sheshi para Bashkisë Shkodër. Por, në momentin e daljes nga pedonalja u përballën me kordonin e forcave të FNSH-së. Në momentin që tentuan të çajnë kordonin, policia hodhi gaz lotësjellës.

Në një situatë të tillë kishte edhe persona të plagosur.

Në krye të protestuesve qëndruan gjatë gjithë kohës kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi dhe ish-deputeti i PD Flamur Noka, të cilët hodhën akuza ndaj kryeministrit Rama.

Protesta u mbyll me një polic të plagosur si shkak i përplasjes së tyre me protestuesit edhe në fund të protestës.

Lexoni dhe kete

REFORMA ZGJEDHORE, REAGON PËRSËRI ILIR META

Ndërsa publikoi një shkrim të BB-së që thoshte se nga kriza e COVID Shqipëria do …