Friday , 27 November 2020

MARTINOVIÇ NË PROVË TEK VLLAZNIA, LIKA DREJT LAÇIT

Pavarësisht se është deklaruar që nuk do të ketë futbollistë në provë, tek Vllaznia kanë filluar të vijnë lojtarë që duan të tregojnë vlerat e tyre dhe të bindin stafin teknik në mënyrë që më pas të firmosin kontratat me klubin shkodran. Pasditen e së hënës në stërvitjen e kuqebluve ka qenë i pranishëm malazezi Nikolla Martinoviç, i cili mësohet se është 24 vjeç dhe luan në pozicionin e mbrojtësit të majtë.  Por karriera e tij nuk është mbresëlënëse pasi vitet e fundit ka qenë pjesë e një ekipi të ligës së tretë të vendit fqinj. Martinoviç i është sugjeruar drejtuesve të Vllaznisë nga Jani Jovani, ish- futbollist i saj në vitet ’70.

Vendimi i marrë nga Cungu kohë më parë për të mos provuar lojtarë të huaj, erdhi ngaqë nuk kishte shumë besim nga cilësitë e lojtarëve që vijnë për provë. Dhe në fakt, kështu pritet të ndodhë edhe me të ardhurin e fundit sepse niveli i tij duket se nuk do ta bindë atë. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që në ditët e ardhshme të ketë të tjerë lojtarë që do të vijnë për provë ngaqë disa nga të piketuarit e stafit teknik nga kampionati shqiptar nuk kanë kthyer përgjigje pozitive. Në mungesë të lojtarëve, sigurisht që duhet tentuar të gjenden të tjerë megjithatë trajneri aktual i Vllaznisë e ka bërë të qartë se nuk merr asnjë futbollistë pa e testuar më parë.

Në fakt, ka edhe prej atyre lojtarëve që janë shprehur të gatshëm të rikthehen në Shkodër siç është rasti i Gilman Likës por duket se me të nuk do të ketë bisedime. Ndoshta ngaqë edhe pozicioni ku luan 30 vjeçari është i mbipopulluar aktualisht tek Vllaznia. Për këtë arsye, lajmet e fundit e çojnë Likën drejt Laçit por edhe atje ende nuk ka përfunduar asgjë. Kuqeblutë në fakt kanë nevojë për përforcime por deri më tani nuk është bërë realitet ardhja e asnjë futbollisti.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-21 FITON 5 – 0 NDAJ AKADEMISË SË FUTBOLLIT

Vllaznia U21 ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe tashme eshte ngjitur ne kuoten …