Thursday , 26 April 2018

MASA E SIGURISE NDAJ ELVIS HOXHA DHE DITMIR HARIFI

Arrest me burg është masa e sigurisë e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ndaj Elvis Hoxha I cili akuzohet për kryerjen e vepres penale të vrasjes, arrest me burg është masa e sigurisë e caktuar nga gjykata edhe për Ditmir Harifi I cili akuzohet si bashkëpunëtor në kryerjen e kësaj vepre penale. Ndërsa ndaj Bekim Turishta I cili akuzohet për moskallzim krimi, gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie. Dy 17 vjecaret Elvis Hoxha dhe Ditmir Harifi sipas avokatit mbrojtës të tyre nuk kanë pranuar të deklarohen rreth ngjarjes, as në momentin e arrestimit dhe as gjatë seancës gjyqësore por ata kanë vendosur që e gjitha ti lihet mbrojtjes.

Ka qenë një sherr banal mes Elvis Hoxhës dhe viktimes I cili ka nisur fillimisht si lojë e më pas deri në konfrontim fizik, dhe më pas 17 vjecari Hoxha ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të 23 vjecarit Hermes Beqirit duke e lënë të plagosur. Elvis Hoxha është larguar nga vendi I ngjarjes me shpejtësi me atë të motorcikletës të cilën e ngiste bashkëmoshatari I tij Ditmir Harifi. Ndërsa mësohet se Bekim Turishta ka qenë së bashku me viktimen kur edhe e kanë qëlluar, dhe se arrestimi I tij është bërë teksa po e transportonte për në Spitalin e Shkodrës.

Para gjyaktësit të cështjes Bekim Turishta mësohet të ketë thënë se ka qenë shumë I tronditur nga ngjarja, dhe se kishte vetëm synim të shpëtonte shokon dhe jo të mos tregoja. Avokati Mbrojtes I Turishtës ka kërkuar një masë më të lehtë për shkak se klienti I tij nuk ka tentuar në asnjë moment fshehjen e krimit. Hermes Beqiri është qëlluar një herë me anë të kallashnjikovit në një local në lagjen Guerrile, pas përpjekjeve të mjekëve të spitalit të Shkodrës ai është dërguar në Spitalin e Traumes ku edhe ka ndrruar jetë 24 orë pas plagosjes.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT NE HYRJE TE QYTETIT TE SHKODRES, HUMB JETEN 60-VJEÇARI

Njoftimi i Dretjorisë së Policisë Shkodër: Më datë 24.04.2018, ora 15:05, ka ardhur një telefonatë …