Breaking News

MASA E SIGURISE PER SUEDEZIN QE U KAP ME PISTOLETA

“Unë do bëja vetëm transportin e pistoletave nga Shqipëria për në Suedi”. Kështu deklaroi nga salla e gjyqit suedezi Sebastian Vall, i cili u arrestua më 13 gusht pasi u kap me 19 armë pistoleta në doganën e Muriqanit, teksa po tentonte të kalonte drejt Malit të Zi. Mes të tjerash ai tha se kishte udhëtuar tranzit Suedi-Turqi-Prishtinë. “Kam qëndruar katër ditë në Prishtinë dhe kam marrë armët nga një person që nuk ia dija emrin dhe do ti coja në Suedi. Të gjitha këto i bëra për para sepse isha i papunë. Doja të studioja por s’kisha lekë dhe kreva këtë akt”, tha ai para trupes gjykuese.

Ndërkohë, prokuroria kërkoi ‘arrest në burg’ për suedezin, vendim që mori edhe gjykata e krimeve të rënda, duke lënë në burg të riun, ndërsa ai akuzohet për trafikim të armëve të zjarrit. Kujtojmë se 21-vjeçari suedez udhëtonte si pasagjer në autobusin e linjës “Kosovë-Gjermani”. Në çantën e tij, u gjetën 19 armë zjarri tip “pistoletë”, të gjitha të kalibrit 7.65. Armët ishin fshehur në çantë mes veshmbathjeve, ku kishte dhe geta femrash.

Lexoni dhe kete

PISTAT E HETIMIT PËR ATENTATIN NDAJ ARMANDO GJINIT

Hetuesit kanë përcaktuar tre pistat e para për atentatin ndaj Armando Gjinit të hënën në …