Friday , 30 October 2020

MASAT ANTI-COVID NE SHKOLLA, ISSH ZBARKON NE TERREN

Zbatueshmeria e masave ati-covid në shkolla ka vënë në lëvizje Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor në Lezhë. Inspektoret kanë zbarkuar në terren dhe po ushtrojnë kontrolle në të gjitha institucionet arsimore të këtij qarku, ndërsa deklarohet se nga verifikimet e kryera nuk janë konstatuar probleme përsa zbatueshmerisë së protokolleve të përcaktuara për mbrojtjen ndaj COVID-19.

Kryeinspektorja e ISSH-së në Lezhë Laureta Prendi thotë se në shkollat ku ka patur probleme me higjenen gjatë viteve të shkuara, godinat janë dëmtuar nga tërmeti dhe po rindërtohen nga fillimi.

Deri tani janë inspektuar 101 institucione arsimore, ndërsa kontrollet do të jenë të vazhdueshme dhe nuk do të ketë tolerime ndaj shkelesve të masave antikovid.

Lexoni dhe kete

MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, në kuadër të mbylljes së muajit të ndërgjegjësimit …