Wednesday , 8 August 2018

MASAT E AKU SHKODER NDAJ SUBJEKTEVE NE ZONAT TURISTIKE

Në kuadër të masave të ndërmarra nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, fokusi kryesor i këtij institucioni vijon të jetë në zonat turistike. Një gjë e tillë pohohet edhe nga vetë drejtorja e AKU Shkodër, Hasije Sadrija. Ajo tregon disa raste ku janë konstatuar shkelje dhe janë marrë masa administrative ndaj subjekteve. Ndërkohë pohon edhe bllokimin e ngarkesave të mëdha në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Sipas Sadrijes, krijimi i terminalit të ri në Hanin e Hotit ka lehtësuar proçedurat e inspektimit.

Kontrollet e AKU vijojnë të jenë të përqëndruara kryesisht në subjektet turistike të vendit tonë.

Lexoni dhe kete

TRAFIK I RENDUAR NE DALJE TE QYTETIT TE SHKODRES

Të lëvizesh në rrugët e qytetit të Shkodrës në këto ditë të para të muajit …