MASAT E NDERMARRA NGA POLICIA E SHKODRES

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka publikuar masat e ndërmarra gjatë 1 jave. Kështu, gjatë javës që lamë pas, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në kuadër të evidentimit dhe goditjes të paligjshmërisë kanë proceduar penalisht 42 shtetas, nga këta: është finalizuar operacioni policor “Premtimi”, ku është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë.

U bë e mundur kapja e 2 përsonave të shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës, arrest me burg. Gjithashtu 40 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu ka vijuar monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane me qëllim mbajtjen në kontroll të shpejtësisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë ku gjatë kontrolleve të ushtruara është arrestuar flagrancë 1 shtetas për “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe është proceduar penalisht 1 shtetas për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” si dhe janë vendosur 713 Masa Administrative. Në zbatim të planit të masave kundër kultivimit të lëndëve narkotike ka vazhduar kontrolli i territorit në gjithë juridiksionin e Qarkut Shkodër.

Në kuadër të policimit në komunitet kanë vijuar takimet sensibilizuese në shkolla kundër përdorimit të duhanit, alkoolit dhe lëndëve narkotike. Vijojnë masat për parandalimin dhe goditjen e paligjmërisë në të gjithë Qarkun Shkodrës.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHEN HAJDUTET E BAGETIVE NE LEZHE DHE SHIJAK

Policia ka zbardhur një sërë vjedhjesh të bagëtive të trasha të ndodhura në Lezhë dhe …