Thursday , 14 November 2019

MASAT E NDËRMARRA NGA POLICIA SHKODËR NË SHTATOR

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka publikuar masat e ndërmarra gjatë muajit Shtator 2019. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër gjatë muajit Shtator, kanë qenë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë muajit Shtator 2019 në të gjithë qarkun janë proceduar penalisht 151 shtetas, nga këta: 27 janë të arrestuar, 14 janë ndaluar, 95 ndiqen në gjendje të lirë, dhe 15 janë shpallur në kërkim.

Gjatë muajit Shtator janë finalizuar me sukses 6 operacione policore, në fushën e narkotikëve, kundër informalitetit dhe prerjes së paligjshme e pyjeve si;
Operacioni “Maranaj” ku janë proçeduar 9 shtetas, për krime mjedisore dhe shpërdorim detyre.
Operacioni “The third Time” arrestohet një shtetas për disa vjedhje.
Operacioni “Kambistët” arrestohen 5 shtetas dhe proçedohen 2 të tjerë për ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare.
Operacioni “Greça” arrestohen 2 shtetas për trafikim të lëndëve narkotike.
Operacioni “Stroke” arrestohen 5 shtetas për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Operacioni “Brebulla” arrestohen 3 shtetas për kultivim i bimëve narkotike.

Policia ka zbardhur dhe dokumentuar 3 ngjarje në fushën e krimeve kundër personit e krime kundër jetës, me 1 autorë të arrestuar dhe dy të ndaluar të cilët ishin të shpallur në kërkim. Vijon puna nga strukturat e D.V.P Shkodër në përmbushjen e prioriteteve , si parandalimi e goditja e trafiqeve të paligjshme, parandalimi i ngjarjeve kriminale, i aksidenteve rrugore, shtimi i patrullimeve në afërsi të shkollave me qëllim rritjen e sigurisë së nxënësve për zhvillimin e një procesi mësimor sa më të qetë, në parandalimin e krimeve mjedisore, në trajtimin në kohë e me profesionalizëm të çdo konflikti me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm në ngjarje të rëndë, si dhe në forcimin e bashkëpunimit me qytetarët.

Lexoni dhe kete

ENDE ASNJE GJURME NGA VRASESIT E GJERGJ KRYGJA

Asnjë gjurmë nga autorët e vrasjës së 43 vjecarit Gjergj Krygja ndodhur në Sumë të …