Wednesday , 13 June 2018

MASAT E POLICISE PER PELEGRINAZHIN NE KISHEN E LAÇIT

12 dhe 13 qërshori shënon festen e Shna Ndout, ku mijëra pelegrinj i drejtohen Kishës së Laçit.Me qëllim mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout, policia ka marrë një sërë masash, duke kufizuar disa segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve.Sipas policisë nga ora 08:00 datë 12.06.2018 deri në oren 24:00 datë 13.06.2018, do të kufizohen disa segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve të cilët janë:

” Nga Kryqëzimi i Gjykatës – Kisha e Shna Ndout ”
” Nga Kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout”
” Nga Kryqëzimi i Gjimnazit – Kisha e Shna Ndout”
“Nga Pallati 113 – Kisha e Shna Ndout”

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik ( autobus/ taxi) të liçensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Kurbon, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore,mjetet e emergjencave civile , zjarrëfiksja, ambulanca dhe policia.Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, të përdorin akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje, pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë rrugore. Nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te Kryqëzimi i Varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.Gjithashtu nga Mbikalimi i Patokut për në qytetin e Laçit nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të lartë pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.

Mjetet do të parkohen në vend parkingjetë përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve.Policia e Lezhës thotë se kërkon bashkëpunimin e qytetarëve të Laçit si dhe pelegrinëve përdorues të rrugëve për tek Kisha, drejtues mjetesh apo këmbësorë, që të respektojnë dhe të ndjekin komunikimet e punonjësve të policisë në lidhje me drejtimet e lëvizjeve apo parkimet e mjeteve, një ndihmë kjo në menaxhimin e fluksit të lartë për një mbarëvajtje sa më të mirë të pelegrinazhit.

Lexoni dhe kete

MUNGESA E TERMINALIT TE AUTOBUSEVE

Shkodra është një nga ata qytetet që nuk ka një terminal autobusësh. Me ardhjen e …