Sunday , 19 January 2020
Breaking News

MASAT E POLICISE RRUGORE GJATE LEVIZJES SE AUTOMJETEVE

Në vijim të masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik veror 2018, Drejtoria e Policisë Rrugore kërkon të tërheqë vëmendjen e përdoruesve të rrugës për ditët në vijim. Shefi i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë Shkodër, Valmir Nikolli kërkon që të ketë kujdes në drejtimin e mjeteve në rrugë, të moderojnë shpejtësinë, të evitojnë sjelljet e rrezikshme në rrugë si parakalimet e gabuara dhe manovrat e papërshtatshme.

Ai tregon pikat me trafikun më të rënduar në Shkodër.

Gjatë muajit Korrik 2018, Policia Rrugore ka arrestuar 101 drejtues mjeti për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 164 drejtues automjetesh për drejtim pa leje drejtimi. Ndërkohë, janë ndëshkuar rreth 7 mijë drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit në të gjithë vendin.

Lexoni dhe kete

DROGE SHQIPTARE NE MAL TE ZI

23 kilogramë lëndë narkotike kanabis është gjetur në Liqenin e Shkodrës, nga ana e policisë …