Tuesday , 18 January 2022

MASAT E POLICISË RRUGORE NË 24 ORËT E FUNDIT NË VEND

Policia e Shtetit apelon ndaj drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 22 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 17 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të adresuara në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1762 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve:

Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, mos përdorini celularin gjatë drejtimit të automjetit, qëndroni në radhë kur lëvizja është e ngadaltë për shkak të fluksit të lartë të automjeteve, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep.

Në çdo aks rrugor dhe qendra urbane ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

Lexoni dhe kete

AVOKATËT E LEZHËS KUNDËR HARTËS SË RE GJYQËSORE

Edhe avokatët e Lezhës kundështojnë projektin e hartës së re gjyqësore, e cila parashikon shkrirjen …