MASAT E POLICISE RRUGORE TE LEZHES

Policia Rrugore e Lezhës, mbi bazën e detyrave të përcaktuara në planin Operacional “Tispol”, ka vazhduar kontrolle për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore duke u fokusuar këtë javë në kontrolle të drejtimit të mjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara, pa leje drejtimi, nën efektin e alkoolit, si dhe kontrolleve të mjeteve që rezultojnë debitorë. Gjithashtu, në fokus edhe menaxhimi i fluksit të mjeteve deri në orët e vona, me destinacion plazhin e Shëngjinit dhe plazhin e Tales.

Në funksion të këtyre kontrolleve, janë arrestuar 6 drejtues mjetesh për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” ( të papajisur me leje drejtimi dhe nën efektin e alkoolit). Janë tërhequr 11 leje drejtimi. Janë vendosur gjithsej 498 masa administrative, nga këto:

• 67 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

• 119 masa për parakalim të gabuar,

• 20 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit,

Ndërsa pjesa tjetër e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Janë ndaluar administrativisht 12 mjete, të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera. Policia Rrugore e Lezhës do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore, ku apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Lexoni dhe kete

BLLOKOHEN 11.6 TON BIRRE NE HAN TE HOTIT

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar 11.615 tonë birrë për shkak se afati …