Friday , 19 January 2018

MASAT E RREPTA TE POLICISE PER NDESHJEN SHQIPERI – ITALI

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka marrë një sërë masash teknike dhe organizative për, sigurimin e rendit dhe sigurisëpublike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit, duke synuar një mbarëvajtje të aktivitetit sportiv. Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e Qytetit Shkodër, si nga krahu lindor ashtu edhe nga krahu perëndimorë, rrugë e cila do të orientohet dhe monitorohet nga shërbime policore. 2. Për parkim të automjeteve në qytetin Shkodër do të përdoren këto vende: • Sheshi “Mehmet Shpendi” tek ish Ndërmarrja e Fermentimit. • Gjatësia e rrugës së Shkollës së Mesme Industriale “Arben Broci”. • Sheshi tek stacioni i trenit të udhëtarëve. • Sheshi dhe rruga tek “Fusha e Druve” në unazën lindore. 3. Nga ora 08:00, datë 09.10.2017 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, si dhe do të bëhet largimi i automjeteve të parkuara në këto akse rrugore: • Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 08:00, datë 09.10.2017 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe nga ora 12:00 do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00. •

Unaza perendimore,duke filluar nga Rr. “Bajram Curri”deri te Rr. “Ibrahim Rugova”. • Rruga “Muhamet Dibra” deri tek parkimi i stadiumit. 4. Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se rruga “Bujar Bishanaku”, do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozave vendas dhe të huaj. 5. Në aksin bulevardi “Zogu i Parë” (sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00. 6. Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën “Bujar Bishanaku” dhe anasjelltas, nga ora 10:00 deri në ora 24:00. 7. Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën “Zyhdi Repishti” (rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 10:00 deri në orën 24:00. 8. Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën e tregut industrial dhe fruta-perime në Zdrale nga ora 10:00 deri në orën 24:00. 9. Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore: • “Xhabije – Parrucë” • “Sheshi 2 Prilli – Parrucë” • “Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë” • “Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve shkodran dhe drejtuesve të automjeteve, të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti sportiv dukepërdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë.

Lexoni dhe kete

ZGJEDHJET LOKALE NE ULQIN NE “AUTOCHTHONOUS”

Autostrada Adriatiko-Joniane do kaloi nëpër bregdetin e Ulqinin duke u lidhur me Velipojën dhe më …