Sunday , 17 January 2021

MASAT KUFIZUESE NË VEND MBETEN NË FUQI

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të lërë në fuqi masat kufizuese kundër koronavirusit që ishin deri me 2 dhjetor.

Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila theksoi se do të vijojnë ora policore 22:00 me 06:00, ndalimi i grumbullimeve, tubimeve e mitingjeve politike, ceremonive festive dhe atyre mortore.

Rakacolli theksoi se testet e shpejta në Shqipëri do jenë gati brenda dhjetorit.

Nga ana tjetër, drejtorja e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, tha se çerdhet e kopshtet nuk përbëjnë rrezik, ndërkohë foli edhe për festat e fundvitit.

Lexoni dhe kete

MANASTIRLIU: DO MBETEN NË FUQI MASAT AKTUALE NË VEND

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe përfaqësues të Komitetit Teknik të Ekspertëve dolën këtë të …