Breaking News

MASAT NDAJ ZJARREVE, TAKIM NE LEZHE

Një pjesë e zjarreve janë të qëllimshme, ndaj e gjitha puna duhet të përqëndrohet në identifikimin e këtyre përsonave që kryejnë këto vepra penale.Kjo ka qenë deklarata e Prefektit të Lezhës Gjergj Prendi, në takimin e zhvilluar me drejtuesit e insitucioneve për marrjen e masave në përballimin e situates që mund të krijohet nga zjarret gjatë stines së veres.Prefekti Prendi ka kërkuar identifikimin e të gjithë barinjeve në zonat malore dhe në raste zjarresh ata do të jenë përgjegjësit kryesor.

Shefi i Komisariatit të Policisë Lezhë Besim Palamani, tha se vitin e kaluar janë ndaluar dy përsona për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa shefi i Zjarrfikesve të Lezhës Agustin Pepkolaj bëri publik planin e masave.

Administratori Shëngjinit Tonin Uldedaj, shenjestroj kryetaret e fshatrave të cilët sipas tijë nuk janë aspak bashkëpunues.

Gjatë këtij takimi prefekti i Lezhës kërkoi angazhimin e të gjithë aktoreve, për përballimin me sukses të çdo situate që mund të krijohet nga zjarret.

 

Lexoni dhe kete

AMBASADORI I MALIT TE ZI, VIZITE NE QYTETIN E SHKODRES

Ambasadori i Malit të Zi në vendin tonë, Dušan Mrdoviç, ka zhvilluar pasditën e së …