Sunday , 19 January 2020
Breaking News

MASAT NË SEZONIN E DIMRIT

Një takim për marrjen e masave në prag të sezonit të dimrit është zhvilluar këtë të hënë në Prefekturën e Qarkut Shkodër. Në fjalën e tij prefekti i Qarkut Shkodër, Çesk Millja kërkoi që secili nga aktorët të vlerësojë situatën dhe të trajtojë problematikat. Ndërkohë në bashkitë e Qarkut Shkodër të merren masa që bora të mos i gjejë në befasi.

Shefi i qarkullimit rrugor Shkodër, Valmir Nikolli, tregoi një problematikë në një prej akseve rrugore.

E pranishme ishte edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të bashkive të Qarkut Shkodër, por edhe të kompanive kontraktuese dhe të institucioneve të tjera.

Lexoni dhe kete

NDËRHYRJE NË URËN E MESIT

Me një gjatësi investimi prej 6 km aksi “Ura e Mesit – Kala e Drishtit” …