Breaking News

MASAT PER SEZONIN TURISTIK NGA ISSH

Strukturat e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor kanë kryer 2.062 inspektime nga 1 qershori deri më tani në të gjithë vendin në subjektet turistike. Këto kontrolle vijnë në kuadër të masave për sezonin turistik. Sipas të dhënave të raportuara nga ISSH, deri më tani janë marrë 8 vendime mbylljeje provizore, si edhe 13 masa administrative. Inspektimet janë kryer kryesisht në parqe, pazare, shtëpi muze, restorante dhe struktura akomoduese, subjekte prodhuese të produkteve ushqimore si dhe subjekte tregtare. Po ashtu, janë inspektuar edhe sistemet e ujit të pijshëm nga kaptazhi deri në pikat fundore, impiantet e trajtimit të ujërave të zeza, si dhe plazhet.

Pjesë e inspektimeve dhe riinspektimeve janë njëkohësisht edhe pishinat, ku vëmendje e veçantë i është kushtuar një sërë elementësh, që përfshijnë: respektimit të kapaciteteve të frekuentuesve sipas sipërfaqes së pishinës; kryerjes së analizave fiziko-kimike dhe atyre bakteriologjike të ujit, regjistrit të kontrolli të ujit të basenit; rregullores së brendshme për pishinat; pranisë së një personi të kualifikuar për vëzhgim, shpëtim dhe dhënien e ndihmës së pare; pasja e një pike të ndihmës së shpejtë.

Mos-pajisja e tyre me dokumentacionin e nevojshëm për të ushtruar aktivitetin është evidentuar edhe si problematika kryesore që është hasur nga inspektimet në terren nga Strukturat e ISSH-së.

Lexoni dhe kete

FESTA E KORPIT TË KRISHTIT

Kisha Katolike ka festuar festën e Korpit të Krishtit. Besimtarë të shumtë ishin të pranishëm …