Friday , 27 November 2020

MASHTROI NE EMER TE EDI RAMES PER TE MBLEDHUR PARA, SHPALLET FAJTOR 30-VJEÇARI

Gjykata e Lezhës shpalli fajtor një 30-vjeçar i cili shrytëzoi situaten e jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, për të përfituar nga solidariteti i qytetareve, duke mashtruar, por gjendja e tij shëndësore detyroj togat e zeza ti pezullojnë dënimin.

Arian Meli u dënua me 7 vite burg për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, por duke qenë se kërkoi gjykim të shkurtuar ju ul 1\3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite.

Por gjendja e rënduar shëndetësore dhe ndërhyrja kirurgjikale që do kryente në zemer detyroi prokurorin Arben Agovi të shfrytëzoj nenin 59 të kodit Penal kerkese që u pranua nga gjyqtarja Ornela Naqellari e cila vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim të mbetur pa vuajtur për të pandehurin dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 3 vitesh duke u detyruar i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të rregullta me zyrën vendore të shërbimit të provës së vendbanimit të tij.

Gjithashtu u vendos kthimi i shumave të parave që u vendosen në sekuestro preventive në banken përkatese. Arian Meli u prangos në nëntor të vitit 2019, pasi duke përdorur rrjetin social facebook publikoi dy numra llogarie dhe në emer të kryeministrit Edi Rama ju kërkonte qytetareve që të kontribonin me vlera monetare për banoret e prekur nga tërmeti.

Nga hetimet e prokurorisë rezulton se brenda një kohë të shkurter ranë pre e mashtrimit 10 qytetar të cilet ishin shtetas kosovar dhe shuma që kishte kaluar në dy llogaritë bankare ishte rreth 2 mijë euro.

Nderkohe gjate proçesit te gjykimit personi ne fjale ka rezultuar se kishte probleme te shendetit mendor çka eshte faktuar dhe nga raporti mjekesor i cili eshte paraqitur nga avokati i te pandehurit, duke pretenduar se veprimet e kryera prej tij janw bere per shkak te gjendjes shendetesore.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, FINALIZOHET OPERACIONI POLICOR I KODUAR “LEKBIBAJ”

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Lekbibaj”, duke vënë në pranga 2 …