MASKAT GRABISIN BANESEN NE LEZHE

Një banesë u grabit në rrugen “Fran Ivanaj” të qytetit të Lezhës. Ngjarja ndodhi rreth orës 19 e 30 minuta të mërkures, kur tre përsona të maskuar dhe më armë hynë në shtëpinë e Arben Isakut me profesion tregtar fruta perimesh.Në momentin e ngjarjes në banese ndodhej e gjithë familja, madje dy fëmijet e mitur 10 dhe 5 vjeç kanë parë gjithë terrorin si dhe dhunen e ushtruar ndaj kryefamiljarit.

Mësohet se ky i fundit ju ka ka bërë rezistence dhe hajdutet e kanë qëlluar me qyten e pistoletes në kokë të zotin e shtëpisë, duke i kërkuar paratë.Për pasoje ai ka marrë dëmtime dhe po merr mjekim në spitalin rajonal të Lezhës nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jeten.Sipas të dhënave grabitësit kanë arritur të marrin 300 mijë lekë të vjetra dhe disa buzheteri dhe më pas duke përfituar edhe nga errësira janë larguar në këmbë.

Menjeherë forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke krehur tw gjithw zonwn si dhe janë ngritur pika kontrolli por pa mundur ende qw tw bien nw gjurmet e autoreve.50 metra nga vendi i ngjarjes janë gjetur 3 maskat e përdorura nga grabitësit të cilët janë sekuestruar në cilësinë e proves materiale, ndwrkohe qw janw shoqruar nw komisaririat disa pwrsona tw cilwt po merren nw pyetje.

Lexoni dhe kete

LEZHE, ARRESTOHEN DY PERSONA TE SHPALLUR NE KERKIM

Në vijim të punës për kapjen e përsonave në kërkim dhe vendosjen e tyre para …