Maskat shfaqen ne Lezhe dhe Kurbin!

Maskat kane grabitur nje tjeter familje ne lezhe duke arritur te marrin nje shume rreth 2 milion leke te vjetra. Ngjarja eshte regjistruar rreth ores 4 te mengjesit te sotem ne fshatin lalm i ri te komunes kolsh. Nga hetimet e para behet e ditur se grabitesit e maskuar kane kaluar rrethimin e shtepise me shkalle dhe nepermjet njeres prej dritareve kane hyre ne banesen e Gjin Tomes, qe ndodhet jo shume larg komisariatit te policise, i cili ndodhej brenda saje sebashku me 3 pjestaret e tjere te familjes. Zhurma eshte ndjere nga kryefamiljari Toma i cili ndersa ka dale per te pare se cfare po ndodhte eshte perballur me grabitesit. Ata kane kercenuar familjaret duke kerkuar prej tyre edhe parate qe ndodheshin aty. Te frikesuar nga mundesia e posedimit te armeve nga ana e grabitesve, kryefamiljari gjin toma nuk ka reaguar ndersa mesohet se familjaret nuk jane dhunuar gjate grabitjes. Pasi kane marre shumen e parave 3 grabitesit jane larguar te qete ne kembe, ndersa per ngjarjen eshte lajmeruar menjehere policia. Keta te fundit kane mberritur menjehere aty dhe kane nisur hetimet ne lidhje me ngjarjen. Pre e grabitjes ka rene edhe nje tjeter familje ne lagjen numer 5 te qytetit te lacit ne rrethin e kurbinit. Persona ende te paidentifikuar kane hyre ne dhomen e gjumit nga dritarja e pasme e baneses, ndersa sipas te zoteve te shtepise grabitesit kane arritur te marrin 500 mije leke, 600 euro, bizhuteri dhe sende te tjera dhe me pas jane larguar te pashqetesuar. Dy grabitjet e ndodhura mengjesin e te merkures shtojne ndjeshem rastet e shfaqjes se maskave kohet e fundit, por ende asnje prej autoreve nuk eshte identifikuar apo ndaluar nga policia. Ne te gjitha rastet eshte konfirmuar se ata jane 3, duke hedhur dyshime se behet fjale per te njejtin grup qe po sulmon ne vazhdimsi banesa, kryesisht ne zonat rurale. Grabitjet e shtuara te maskave ka ngjallur frike dhe pasiguri tek qytetaret, ndersa apelohet per veprime te menjehershme per te ndaluar kete fenomen tejet shqetesues.

Lexoni dhe kete

TE SHTENAT ME ARME NE LEZHE, ENDE PA AUTOR

Policia ende nuk ka mundur të identikojë përsonin që qëlloi me bresheri arme pasditen e …