Saturday , 18 January 2020
Breaking News

MATIJA: FTOJ SHKODRANËT TË JENË NË “LORO BORIÇI” TË MËRKURËN

Vllaznia e futbollit të femrave do të luajë të mërkurën në orën 18.00 ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Kampioneve të Europës. Përballë saj do të jetë ekipi danez Fortuna dhe pritet që të jetë një ndeshje e cila do të dhurojë shumë emocione.

Presidenti I ekipit shkodran Lazer Matija në një prononcim të dhënë për mediat, shprehet se kjo ditë ka për të qenë një festë për Shkodrën dhe u ka bërë thirrje tifozëve të jenë të pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi”.

UEFA ka përzgjedhur një treshe arbitrash nga Estonia për ta drejtuar këtë takim ndërkohë që Vllaznia do të tentojë të bëjë maksimumin e saj për të marrë një rezultat sa më të mirë në mënyrë që të shpresojë për kualifikim në takimin e kthimit që do të luhet pas dy javësh në Danimarkë.

Lexoni dhe kete

DEMAJ NË RING EDHE MË 29 SHKURT, SYNON FITOREN E TRETË

Pas dy sukseseve të para në fundin e dhjetorit, boksieri shkodran Kristian Demaj do të …