MATURANTËT RIKTHEHEN NË SHKOLLA

Ashtu siç ishte planifikuar, këtë të hënë maturantët në të gjithë vendin janë rikthyer në bankat e shkollës. Por, masat e sigurisë nuk munguan në shkollën “Oso Kuka, duke nisur nga distancimi mes nxënësve dhe kontrollet për matjen e temperaturës.

Kontrolle për masat e sigurisë ishin të pranishme edhe në gjimnazin “28 nëntori”. Ndërkohë, brenda ambjenteve të shkollave janë përcaktuar përmes shigjetave se si duhet të ecin në mënyrë që të mos përballen me fytyrë me njëri-tjetrin.

Janë mbi 1700 maturantë që i rikthehen shkollave për rreth 3 javë në Shkodër.

Lexoni dhe kete

COVID-19, BASHA ME THIRRJE PËR QYTETARËT

Kreu i PD, Lulzim Basha, iu ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të marrin …