MAZHORANCA HEDH POSHTE KERKESEN PER ARRESTIMIN E TAHIRIT

Me 75 vota pro dhe 60 kundër Kuvendi hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish ministrit të Brendshëm, por lejoi kontrollin e banesës dhe atë personal të tij. Kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri u bë zyrtarisht të enjten që shkoi, pas arrestimit të një banda kriminale shqiptare të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve midis Shqipërisë dhe Italisë, të udhëhequr nga Moisi Habilaj, kushëri i Tahirit.

Kërkesa erdhi pak ditë pas bërjes publike të një dosje me përgjime të Gjykatës së Katanias në Itali, e cila kishte lëshuar urdhër arreste për 10 persona, ndër të cilët edhe vëllezërit Habilaj.

Në dosjen me përgjime të antimafias italiane kundër Habilajve të përfshirë në trafikun e drogës, përmendej edhe ish-ministri Tahiri në tre raste. Opozita kërkoi arrestimin e Tahirit, të cilin e kishte akuzuar edhe më herët për lidhje me këtë grup.

Tahiri vetë mohoi akuzat në një dalje publike, duke pranuar si gabim vetëm shitjen e një makine te një prej vëllezërve.

Për dy ditë Këshilli i Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit debatoi në lidhje me kërkesë e prokurorisë, duke marrë në pyetje tre prokurorët edhe në dy seanca me dyer të mbyllura ku u paraqitën prova sekrete. Në fund këshilli doli me dy qëndrime të ndryshme.

Kuvendi votoi pro qëndrimit të deputetëve socialist të Këshillit të Mandateve të cilët u shprehën se shohin motive politike pas kërkesës së prokurorisë.

Lexoni dhe kete

BASHA: KJO QEVERI NUK PERFAQESON POPULLIN

Jemi këtu për ti treguar Europës se qeveria bizantine që sot na sundon nuk përfaqëson …