Tuesday , 17 October 2017

MAZHORANCA MIRATON E VETME STRUKTUREN E VETTINGUT

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot organikën e institucioneve të Vetingut: 110 punonjës në total nga 187 që ishin propozuar për këto struktura. Opozita nuk mori pjesë në votim, u largua nga salla e mbledhjes, pasi me anë të një relacioni ishte shprehur kundër shkurtimit të punonjësve.

Deputeti i PD, Eduard Halimi, ka reaguar për këtë vendim të marrë pa konsensus: “Shprehemi kundër përpjekjes së mazhorancës për të shkurtuar numrin e punonjësve të propozuar nga vetë organet e rivlerësimit, sic ka sugjeruar relatorja e komisionit dhe si ka ardhur drafti i mazhorances. Mosvënia në dispozicion e stafit të mjaftueshëm për organet e vettingut, do të përbënte kercenim ndaj veprimtarisë tepër të rëndësishme të tyre.”

PD-ja kishte kërkuar që numri i punonjësve për tre organet e Vetingut të ishte 185 punonjës, i ndarë si më poshtë: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit – 68 punonjës; Kolegji i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese – 65 punonjës; Komisoneri Publik – 52 punonjës.

Lexoni dhe kete

RAMA: NE NENTOR AGJENTE AMERIKANE NE LUFTEN KUNDER DROGES…!

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në nëntor në Shqipëri do të vijnë agjentë amerikanë për …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin