MBARVAJTJA E SEZONIT TURISTIK NE LEZHE

Mbarvajtja e sezonit turistik ishte në fokus të një takimi që prefekti i Lezhës Gjergj Prendi, zhvilloi me përfasuesit e insitucioneve lokale. Pastërtia në plazhe, eliminimi i derdhjes së ujerave të zeza në det si dhe ndotja akustike janë disa nga problemtikat që sipas prefektit Prendi duhet të marrin zgjidhje këtë sezon turistik, me qëllim plotësimin e kushteve për turistet.

Drejtoria Vendore e Policisë në Lezhë ka hartuar një plan masash për sezonin turistik. Shefi i Komisariatit të Policisë Besim Palamani, tha se gjatë periudhes së veres do të ketë shtim të prezences së policsë në zonen e Shëngjinit, ndërsa vemendje do të ketë edhe ndaj mjeteve lundruese që përbëjnë rrezik për pushuesit.

Sezoni turistik pritet të hapet zyrtarisht me daten 25 maj, ndërsa është kërkuar angazhim maksimal për të ofruar kushte për pushuesit, të cilët duke ju referuar pronotimeve pritet të jenë të shumtë në numer.

Lexoni dhe kete

GJOBAT E PA PAGUARA, POLICIA RRUGORE KONTROLLE TE RREPTA

Ka një numër të madhe automjetësh nëpër rrugët e Shkodrës që kanë gjoba të pa …