Wednesday , 1 April 2020

MBETET PA ZGJIDHJE STREHIMI I 9 FAMILJEVE NE LEZHE

Vijon të mbetet pa zgjidhje problemi i 9 familjeve rome dhe egjiptiane, të cilat dy ditë më parë u larguan nga palestra e gjimnazit të Lezhës, ku qëndronin të strehuar që prej tërmetit të 26 nëntorit. Në mungesë të strehimit disa prej familjeve janë rikthyer në pallatin e shpallur të pabanueshem.

Banoret janë të vetëdishem për rrezikun që ka ky objekt, por thonë se nuk mund të qëndronin jashtë në të ftohtë. Ata i kërkojnë bashkisë që tju gjejë strehim.

Me gjithë protestën e mëngjesit të së mërkurës para Bashkisë së Lezhës, banoret nuk moren përgjigje. Autoritetet lokale i qëndrojnë vendimit të akordimit të bonusit të qirasë dhe në këto kushte këto familje duhet të gjejnë vetë strehim.

Lexoni dhe kete

POLICIA E SHTETIT VIJON KONTROLLET NË TERRITOR

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të …