Saturday , 20 April 2019

MBIKALIMET NE HEKURUDHE, RREZIK PER QYTETARET

3 pjestarët e një familje shpëtuan për mrekulli tre ditë më parë, pasi automjetit me të cilin udhetonin u përplas nga treni në Pllanë të Lezhës.Në vendin ku ndodhi ngjarja kanë ndodhur disa aksidente, pasi mungon trau për të bllokuar lëvizjen ne momentin e kalimit të trenit.

Në zonen e Lezhës numerohen dhjetra kalime të tilla në të cilat mungon sinjalistika, ndërsa traret që bllokonin lëvizjen kanë dalë jashtë funksioni prej shumë vitesh.Në këtë situatë qytetaret thonë se ndihen mjaft të rrezikuar, pasi këto mbikalime janë bërë burim aksidentesh ku nuk kanë munguar dhe pasojat në jetë njerezish.

Përgjatë linjes hekurudhore Shkodër-Laç janë mbi 110 mbikalime një pjese e të cilave të paligjshme, duke u kthyer në një rrezik serioz për jeten e kalimtareve.

Lexoni dhe kete

ZONAT E MBROJTURA, 900 NDERTIME PA LEJE

Ne zonat e mbrojtura te Shkodres si ne Velipoje, fshatrat rreth liqenit te Shkodres si …