MBLEDHJA E KESHILLIT BASHKIAK SHKODER

Keshilli Bashkiak Shkoder ka zhvilluar kete te Marte mbledhjen e pare per kete vit. Ne rendin e ditesh ishte parashikuar vetem 1 pike, ajo “Per propozim dhe dhenien e ndihmes ekonomike per periudhen 1 deri me 31 janar te vitit 2018”. Keshilltaret bashkiake shqyrtuan dhe miratuan unanimisht projekt-vendimin. Nderkohe, ne fjalen e saj, n/kryetarja e Bashkise Shkoder, Emilia Koliqi, tha se eshte bere i mundur aplikimi online per te gjithe familjet qe kerkojne te perfshihen ne ndihmen ekonomike dhe deri tani kane aplikuar rreth 5.800 familje ne Bashkine Shkoder.

Ndersa nje pjese e keshilltareve shtruan disa kerkesa dhe pyetje per Bashkine Shkoder.

Tashme skema e re e ndihmes ekonomike hyn ne fuqi dhe proçedurat e tjera i kalojne drejtorise Rajonale te Sherbimit Social. Kjo e fundit ben verifikimet e cdo familje dhe me pas ne regjistrin kombetar hidhen te dhenat e familjeve te cilat plotesojne kriteret dhe i sillet Bashkise Shkoder per ekzekutim.

Lexoni dhe kete

VELEÇIKU ‘PRODHON’ DEBATE NE MBLEDHJEN E KESHILLIT BASHKIAK M.MADHE

Miratimi i disa ndryshimeve në statusin e qëndres së klubit sportiv shumësportësh të Veleçikut të …