MBLEDHJA E KESHILLIT BASHKIAK SHKODER

Vetëm 2 nga 5 pikat e rendit të ditës u miratuan në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak Shkodër, të zhvilluar pasditën e së enjtes. Pika më e rëndëishme ajo e dhënies së ndihmës ekonomike për muajin mars kaloi me votat e nevojshme për këtë pikë, por nuk munguan as ankesat nga këshilltarët.

Në përgjigje të tyre, reaguan n/kryetarja e Bashkisë Shkodër dhe drejtori i ndihmës ekonomike në këtë bashki.

Ndërkohë, pika e tretë e rendit të ditës, ajo për miratimin e raportit të vlerësimeve dhe parashikimeve afatmesëm të të ardhurave të Bashkisë Shkodër për vitet 2020-2022 nuk kaloi për shkak të mungesës së votave të nevojshme. Më pas ra edhe kourumi për shkak të largimit të disa këshilltarëve dhe si rrjedhojë pikat për shtesë plani në buxhetin e Bashkisë Shkodër dhe ajo për miratimin e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit të vitit 2018 të Bashkisë Shkodër nuk u diskutuan.

Lexoni dhe kete

SHTYHET MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR

Ardhja e kryeministrit Edi Rama në Shkodër dhe marshimi i Partisë Demokratike bëri që mbledhja …