MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR

Pasditën e së enjtes është zhvilluar mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Shkodër. Një mbledhje që me shumë mundësi mund të jetë e fundit për anëtarët aktual të këtij këshilli, gjithmonë nëse nuk do të ketë zhvillime të reja politike. Në rendin e ditës ishin të planifikuara për tu diskutuar 7 pika, ndërkohë që n/kryetarja e bashkisë Emilia Koliqi, u ndal për të folur për pikën e katërt, atë të projekt-vendimit për disa ndryshime në vendimin e këshillit bashkiak nr 82 i datës 20.12.2018 dhe rishpërndarjen e fondeve.

Nga 7 pikat e rendit të ditës, vetëm 4 u miratuan, pasi për 3 të tjerë nevojiteshin 31 vota, çka nuk u mundësua për shkak të numrit të vogël të këshilltarëve në këshill.

Lexoni dhe kete

NISIN PUNIMET NË RRUGËN “KAMILO LIBARDI”

Rruga “Kamilo Libardi” është kantieri i radhës që hapet në qytetin e Shkodrës. Me një …