MBLEDHJA E KOMITETIT RAJONAL TE TURIZMIT

Siguria është elementi kryesor që qeveria e kërkon nga të gjithë përfaqëesuesit e institucioneve për ti ofruar shërbime pushuesve në sezonin turistik. Deklarata erdhi nga prefekti i Qarkut Shkodër, Çesk Millja, gjatë mbledhjes së komitetit rajonal të turizmit në Velipojë. Ai kërkoi të zgjidhet edhe problemi i zhurmave në zonën pranë plazhit dhe pastërtia.

Ndërsa, drejtori i turizmit në Bashkinë Shkodër, Gentian Mema tha se janë marrë masat për mbarëvajtjen e sezonit turistik, por bëri me dije se ka përsëri shtyrje të sezonit me 19 maj.

Ndërsa, drejtori i zjarrëfikses Shkodër, Agon Dibra tha se prioritet mbetet çërtifikimi i subjekteve për mbrojtjen nga zjarri.

Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Qarkun Shkodër.

Lexoni dhe kete

KULLAT E VROJTIMIT E NDOTJA AKUSTIKE, PROBLEM NE VELIPOJE

Gjatë mbledhjes së komitetit rajonal të turizmit në Velipojë, Petrika Dumka, përfaqësues i drejtorisë vendore …