Tuesday , 18 January 2022

MBLEDHJA E KRYESISË SË PARTISË DEMOKRATIKE

Anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike, Fatbardh Kadilli, në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PD, u shpreh se shpreson që ndryshimet në Statut të bëhen realitet që në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë, më 17 korrik.

Sipas Kadillit, PD ka nevojë për një frymë ndryshimi rrënjësor.

Më herët, kreu i PD, Lulzim Basha, ka folur në mbledhjen e Kryesisë për zgjedhjet e 13 qershorit për kryetar.

Basha tha se zgjedhjet në parti treguan vullnetin e demokratëve për të vazhduar betejën për ndryshim. Sipas tij, vetë demokratët kanë kërkuar vazhdimin e betejës dhe ai paralajmëron se për këtë qëllim duhet përgatitje me të gjitha format e mjetet për këtë përballje.

Po ashtu lideri i demokratëve thekson se shqiptarët e demokratët nuk mund të presin deri në 2025, prandaj një orë e më parë duhet rrëzuar regjimi.

Lexoni dhe kete

KRYESIA E PD PËRJASHTON SALI BERISHËN NGA PARTIA

Kryesia e PD ka përjashtuar nga Partia Demokratike ish-kryeministrin Sali Berisha dhe disa anëtarë të …