Sunday , 17 February 2019

MBLEDHJA E RADHES E KESHILLIT BASHKIAK SHKODER

9 pikat e rendit të ditës, në mbledhjen e radhës, Këshilli Bashkiak i Shkodres i kaloi me shumicë votash. Ndërkohë, me po të njëjtin unanimitet të zgjedhurit rrëzuan rishqyrtimin e vendimit nr 79 të 4 dhjetorit 2018 i kthyer nga prefekti Çesk Millja, për taksat dhe tarifat vendore. Sipas kreut të grupit të këshilltarëve demokrat Bujar Hoti kjo pikë duhej hequr nga rendi i ditës për kalim të afateve ligjore dhe shkelje të ligjit për qeverisjen vendore.

Ndërkohë, më pas këshilltarët diskutuan për problematikat e ndryshme në Shkodër, ku këshilltari Tula vuri theksin tek menaxhimi i situatës nga dëbora.

Një nga pikat që mori diskutime ishte edhe ajo për përfaqësimin e qeverisë vendore në bordet e institucioneve të arsimit, si dhe programi i transparences i bashkisë.

Lexoni dhe kete

QYTETARET TREGOJNE ARSYET E PROTESTES PER TV ROZAFA

Qytetarë dhe mbështetës nga e gjithë Shqipëria ishin të shtunën në protestë ndaj qeverisë Rama. …