MBLEDHJE E PERBASHKET E QEVERISE SHQIPTARE DHE MALAZEZE NE SHKODER

Qeveria Shqiptare dhe Qeveria e Malit të Zi kanë zhvilluar mbledhjen e përbashkët në Shkodër. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, por tha se shkëmbimet tregtare nuk janë në shifrat të kënaqshme, pasi nuk reflektojnë afërsinë mes dy vendeve. Si u fol për hapjen e pikave të reja kufitare sic është ajo në Zogaj.

Kryeministri I Malit të Zi Markoviq u shpreh në  lidhje me hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së për anëtarësim ku ai shtoi se ne ofrojmë përvojën tonë në këtë proces të rëndësishem.

Kam dëshirë ta uroj Shqipërinë për vendimin e BE që të caktojë datën për fillimin e negociatave me një bindje të thellë se do të vazhdojë me frymëzim të njëjtë procesin e reformave gjithëpërfshirëse dhe të përvetësimit të standardeve europiane. Në lidhje me këtë kam dëshirë të rikonfirmoj gatishmërinë e Malit të ZI që edhe në periudhën e ardhshme të jetë mbështetje në realizimin e qëllimeve integruese dhe të ofrojë përvojat e veta. Komunikimi i vazhdueshëm dhe cilësor i dy vendeve do të rezultojë me nënshkrimin e sotëm të disa marrëveshjeve si dhe me një marrëveshje mbi intesifikimin e bashkëpunimit në ato fusha ky bashkëpunim është i dobishëm sic është lufta kundër krimit ndërkufitar, kalimi masiv i emigrantëve, shfrytëzimi i fondeve të BE, arsimi etj”
Gjatë kësaj mbledhje të përbashkët e para mes dy qeverive të mbajtur në Shkodër janë nënshkruar edhe marrveshja mes dy qeverive për për Policimin Ajror dhe Emergjencat Civile, si dhe hapja e pikave kufitare të reja sic është ajo Zogaj- Skje, marreveshje për shfrytëzimin e përbashkët të ujërave ndërkufitare, marrveshje në fushën e kulturës.  Si vend për këtë takim të përbashkët mes dy qeverive është përzgjedhur që të jetë fototeka kombëtare “Marubi”. Garda, policia dhe FNSH kanë blinduar qytetin e Shkodrës, që në orët e para të mëngjesit.

Lexoni dhe kete

BE SHTYN HAPJEN E NEGOCIATAVE PER  SHQIPERINE

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë caktuar qershorin e vitit të ardhshëm …