Thursday , 23 January 2020

MBLIDHET KËSHILLI I SIGURISË KOMBËTARE PËR SITUATËN NË VEND

Presidenti Ilir Meta mblodhi këtë të hënë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për situatën e post-tërmetit në Shqipëri. Mbledhja zgjati përreth 1 orë dhe u mbajt në Presidencë. Në të merrnin pjesë kryeministri Rama me Ministra të kabinetit dhe kryeparlamentari Ruçi. Në një postim në facebook pas takimit, Meta thotë se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuan për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.

“Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë. E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës.
Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm.” – shkruan Meta.

Lexoni dhe kete

DEBATE PËR KINEMA “MILLENIUM” NË SHKODËR

Një temë që solli debate në mbledhjen e pasditës të së mërkurës në Këshillin Bashkiak …