Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi kanë marrë pjesë në mbledhjen e Task-Forcës së Turizmit, ku lajmëruan masat e përbashkëta për mbarëvajtjen e një sezoni turistik të sigurt, përtej pandemisë.
Manastirliu tha se Shqipëria ka dalë nga zona e riskut dhe brenda majit përfundon vaksinimi i punonjësve të strukturave akomoduese.
Ky sezon turistik pritet të jetë më i lehtësuar në vendin tonë, ku mund të ketë edhe një lehtësim më të madh të masave.