Wednesday , 27 June 2018

“MBROJTJA E DELTES SE LUMIT BUNA”

Ministri I Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe Ministri I Jashtëm Ditmir Bushati moren pjesë në lançimin e programit të rehabilitimit të shtratit të Lumit Buna. Projekti “ Mbrojtja e Deltës së Lumit Buna” I cili financohet nga Fondacioni MAVA kap vlerën e 2 milion eurosh. Përfshirja e ketij projekti afatgjatë në zonën e Buna Velipojës do te mbështesë më tej zbatimin e Planit të Menaxhimit të kësaj zone të mbrojtur. Pas prezantimit të projektit Ministrat Klosi dhe Bushati vvizituan edhe zonën e mbrojtur të Deltës së Lumit Buna. Ministri Klosi deklaroj se këto projekte synojn zhvillimin e qëndrueshem të turizimit por edhe të mbrojtjes së ambientit Ministri Klosi deklaroi se me keto investime, lumi Buna kthehet ne destinacion turistik, pasi projekti do te mundesoje ngritjen e plazheve prane brigjeve te lumit.

Nga ana tjetër Ministri I Jashtëm Bushati foli për rëndësin e zhvillimit të projekteve të përbashkëta që kanë me Malin e Zi duke filluar nga projekti I liqenit për të vijuar me projektet tjera të rëndësishme në shërbim të zhvillimit ekonomik të të gjithë zonës.

Ministrat Klosi dhe Bushati u njohen më nga afër me mundësit e mëdha të zhvillimit dhe të Lumit Buna. Ekspert të Agjencisë së Mbrojtjes së Ambientit I njohen me nga afër me këtë zonë dhe me shumëllojshëmrine e florës dhe faunës si një pasuri e madhe që mund të shfrytëzohet për zhvillimin ekonomik dhe turistik.

Lexoni dhe kete

DESHTON MBLEDHJA E ASAMBLESE SE PERGJITHSHME TE VLLAZNISE

Ka dështuar mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Vllaznisë, e planifikuar për tu zhvilluar këtë …