Breaking News

MBROJTJA E LIQENIT TE SHKODRES DHE LUMIT BUNA

Në kuadër të programit Seniora, zbatuar nga REC Shqipëri me financim të qeverisë suedeze, forumi Shqiptar Liqeni i Shkodrës organizoi një takim në qytetin e  Shkodës me qëllim promovimin dhe advokimin  e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore. Takimi kishte në fokus informimin e palëve të interesit mbi gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet për minimizimin e impakteve negative në zonat e mbrojtura, liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna. Aida Shllaku, përfaqësuese e Bashkisë Shkodër, thotë se ky institucion është angazhuar për të qenë pjesë aktive në mbrojtjen e mjedisit.

Ndërsa, drejtori i ADZM Shkodër, Agim Dardha, u shpreh se na intereson të jemi partener me organizatat dhe institucionet të cilat punojnë për menaxhimin e liqenit dhe lumit Buna.

Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të organizatave të ndryshme civile në qytetin e Shkodrës.

Lexoni dhe kete

PROJEKT I RI PER LIQENIN E SHKODRES

Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama, e ka nisur këtë të enjte me një lajm …