Breaking News

MBROJTJA NGA EROZIONI I LAGUNES SE KUNE-VAINIT

Në lagunen e Kune-Vainit në Lezhë do të investohet për të frenuar erozionin i cili ka marrë përmasa të frikshme.Ndërhyrja konsiteton në ndërtimin e një kanali ndërlidhes midis detit dhe lagunes, rehabilitimin e dunave në një vije bregdetare prej 2 000 metrash si dhe ripyllezimin e zones pranë lagunes ne një siperfaqe prej 7 hektaresh.Projekti i financuar nga Qeveria Shqiptare me mbështetjen e disa donatoreve u prezantua në diten boterore të ligatinave, ku tw pranishem ishin dhe student tw Universitetit tw Tiranes.

Eksperti i Mjedisit Jak Gjini, u shpreh se ndërhyrja në lagunen e Kune-Vainit është e domodoshme për ta mbrojtur këto zonë nga efektet natyrore.

Projekti në fjalë do të zgjase 3 vjet dhe përmes kësaj ndërhyrje do të shpëtoje në masen më të madhe një nga perlat e Shqipërisë siç është laguna e Kune-Vainit.

Lexoni dhe kete

MBYLLET KAMPI VEROR NGA BASHKIA SHKODER

Është përmbyllur pasditën e së martes kampi veror i organizuar nga Bashkia e Shkodrës, pas …