Breaking News

MBROJTJA NGA FATKEQESITE NATYRORE

Në rajonin e Lezhës do të vendosen tre sensor për monitorimin e ambjentet. Investimi do të financohet nga Bashkimi Evropian në kuader të një projekti për mbrojtjen civile ku marrin pjesë Italia dhe Mali i Zi partner i të cilit është edhe Këshilli i Qarkut Lezhë. Duke qenë se Lezha është një zonë e rriskuar nga fatkeqesitë natyre u organizua një work shop mbi parandalimin dhe masat që duhet të merren në raste të termeteve, zjarreve apo përmbytjeve.

Kryetari i Qarkut Lezhë Eduard Ndreca u shpreh se ky aktivitet i shërben dhe situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Modeli tre palesh per përballimin e emergjencave civile është objektivi krysor i këtij projekti.

Në këtë work shop referuan specialist të emergjencave si dhe u demostrua mbi mënyren se duhet të veprojmë në raste të fatkeqesive natyrore.

Lexoni dhe kete

MEMA: SEZON VEROR I VAKËT NË VELIPOJË

Sezoni veror ka nisur i vakët në plazhin e Velipojës. Shprehet kështu drejtori i turizmit …