MBYLLET FESTIVALI I 56-te MBAREKOMBETAR PER FEMIJET

2 vajzat nga Elbasani, Iris Sula dhe Samanta Qoshku, me këngën “Çdo gjë do dashuri” janë shpallur fituese të edicionit të 56-të të festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë në Shkodër. Një këngë me muzikë dhe orkestrim të Edmond Zhulalit dhe tekst të Ledi Shqiponjës, që mori pikët maksimale mes 22 interpretimeve.

Ishin votat e fëmijeve konkurent që vlerësuan në të gjitha komponentët këtë këngë. Drejtori i festivalit Kujtim Alia shprehet i kenaqur nga atmosfera ne kete festival.

Festivali i këngës për fëmijët mbylli kështu vitin e 56 të organizimit të tij, duke treguar edhe njëherë tjetër se në shtëpinë e tij, në Shkoder, gjen përherë mikëpritjen dhe shpirtin artistik të këtij qyteti.

 

Lexoni dhe kete

“VEPRA POETIKE”, LIBRI I RI I ARBEN PRENDIT

Departamenti i Letërsisë në Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizon …