Wednesday , 1 April 2020

MBYLLET PAVIONI I ORTOPEDISE NE LEZHE

E moshuara ishte shtruar prej tre ditës në pavionin e ortopedisë, pasi kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë. Gjatë qëndrimit në spital pacientja ka shfaqur temperature të lartë e cila ka vijuar për dy ditë më radhë. Duke parë gjendjen e saj shëndetësore, 70-vjeçares ju bë tamponi dhe rezultoi pozitive me covid-19.

Menjëherë pas kontstatimit të rastit u dezinfektua dhe u mbyll reparti i ortepedisë, ndërsa stai mjekësor dhe ai sanitar janë futur në karantinë si masë mbrojtëse dhe parandaluese e përhapjes së koronavirusit nëse ata mund të jenë infektuar për shkak të kontakteve që mund të kenë patur me pacienten. Atyre u janë marrë tamponët dhe janë në pritje të rezultateve të analizave që kryen në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.

Sipas burimeve pacientja që rezultoi pozitive me covid 19 ka patur historik udhëtimi me Italinë, por vetëm pasi i janë shfaqur shenjat klinike të koronavirusit, u ka treguar bluzave të bardha që kishte qenë në shtetin fqinj kohet e fundit. E moshuara e diagnostikuar me coronavirus është dërguar në spitalin infektiv të Tiranës, ndërsa familjareve të sajë ju është kërkuar që të vetëkarantinohen.

Në Lezhë janë në total 4 të prekur me COVID-19, mes të cilëve 3 bluza të bardha.

Lexoni dhe kete

POLICIA E SHTETIT VIJON KONTROLLET NË TERRITOR

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të …