MBYLLET PROTESTA E OPOZITES NE TIRANE

Pas katër orësh opozita mbylli protestën kundër qeverisë Rama. Protesta nisi rreth orës 11:00 me marshimin drejt kryemistrisë, dhe më pas duke ecur rreth kryeministrisë. Më pas protesta u zhvendos para parlamentit ku pati dhe përplasje dhe tension. Protestuesit përdorën gur drejt policisë ndërsa policia i shpërndau me gaz lotsjellës dhe me ujë. Pas protestës, kreu i PD, Lulzim Basha nga selia e PD përpara protestuesve tha se dita e sotme hyri në histori.

Mos e dëgjoni autokratin Edi Rama, dëgjoni zërin e qytetarëve, sepse ne do ta vazhdojmë këtë betejë në çdo rrugë, në çdo fshat derisa ta çlirojmë vendin nga kriminelët, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa shtoi Basha.

Kreu i demokratëve tha se në Evropë shkohet vetëm me zgjedhje të lira, shkohet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Lexoni dhe kete

BARDH SPAHIA – RAMËS: MOS E PROVOKO SHKODRËN!

Edhe ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Financave për t’i …