Wednesday , 27 June 2018

MBYLLJA E AKTIVITETEVE PER 28 NENTORIN NE BASHKINE SHKODER

Aktivitetet festive me rastin e festes se pavaresise nga Bashkia Shkoder do te mbylleshin pasditen e se Martes me nje koncert festiv. Nje koncert i cili u zhvillua ne teatrin “Migjeni” te qytetit te Shkodres nga Bashkia Shkoder ne bashkepunim me Qendren Kulturore “Pjeter Gaci”. Orkestra frymore e qytetit nen drejtimin e dirigjentit Kujtim Alia dhuroi pjese te ndryshme muzikore. I pranishem ne kete aktivitet ishte edhe kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha. Pervec urimit te tij, Basha tha se Shkodra ka qene dhe mbetet kryeqyteti i kultures shqiptare dhe u shpreh i bindur se Shkodra do te udheheqe rrugen drejt Shqiperise europiane dhe demokratike.

Gjate aktivitetit u akordua edhe titulli “Qytetar Nderi” per profesor Sami Repishtin nga Keshilli Bashkiak Shkoder. Titulli iu dha me motivacionin “per mbrojtjen dhe pasqyrimin e vlerave qytetare dhe demokratike te bashkeqytetareve te Shkodres”.

Lexoni dhe kete

DESHTON MBLEDHJA E ASAMBLESE SE PERGJITHSHME TE VLLAZNISE

Ka dështuar mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Vllaznisë, e planifikuar për tu zhvilluar këtë …