Tuesday , 22 October 2019

MBYTET 76-VJEÇARI NE PLAZHIN E TALES

Një 76-vjeçar është mbytur në plazhin e Talës në Lezhë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:00 të së martes pranë zones së quajtur qendra e plazhit. Ded Fishta nga qyteti i Shkodrës gjetur vdekjen sapo është futur në ujë dhe nga dyshimet e para dyshohet se vdekja e tijë ka ardhur nga arresti kardiak.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të përsonelit mjekësor që është vendosur në këtë zonë turistike, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë. Trupi i pajetë i 76-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës ku do ti nënshtrohet mjekësisë ligjore e cila do të përcaktoje edhe shkaqet e vërteta të vdekjes së tijë. Sipas të dhënave i moshuari kishte ardhur prej disa ditesh me familjen e tijë për të kaluar pushimet verore në bregdetin e Tales.

76-vjeçari është viktima e dytë brenda 1 muaj në plazhet e Lezhës, pasi 2 javë më parë një 18-vjeçar nga Kruja u mbyt në det në zonen e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Lexoni dhe kete

LËNDË NARKOTIKE KANABIS DHE FISHEKË LUFTARAKË

Policia e Shkodrës vijon operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Është …