Thursday , 23 November 2017

MBYTJET NE DET, DEPUTETI SPAHIA KRITIKON QEVERINE RAMA

Humbjet e jeteve ne plazhet dhe rruget e vendit tone si shkak i aksidenteve ne kete sezon turistik kane sjellur reagimin e deputetit te ri te Partise Demokratike ne Qarkun Shkoder, Bardh Spahia. Nepermjet nje statusi ne rrjetin social “facebook”, Spahia kritikon qeverine per ngjarjet e ndodhura kete sezon te veres. Sipas Spahise, keto ngjarje jane shfaqja e perditshme e papergjegjshmerise totale te qeverise Rama. Deputeti i ri i PD-se ne Qarkun Shkoder u ndal per te kritikuar edhe per situaten e zjarreve, qe sipas tij qeveria nuk i ka menaxhuar sic duhet.

“Te nderuar miq! 
Nje tjeter femije ju shtua listes se atyre qe humben jeten ne plazhet dhe rruget e vendit kete sezon turistik. Tashme nuk mund te quhen me as aksidente e as fatkeqsi. Jane shfaqja e perditshme e papergjegjshmerise totale te Qeverise Rama e Kryeministrit qe ne show e siper per kapjen e timonit i vetem, harroi totalisht se nuk drejton nje makine loder por nje vend me njerez qe cdo dite e me shume po u veshtirsohet jetesa e u rrezikohet jeta nga kjo menyre qeverisjeje. Ky sezon turistik qe po shkon drejt fundit e demostroi me se miri. Rruge te paperfunduara e ku punohej pikerisht ne pikun e sezonit e ne mes te dites, si segmenti hyres ne Rrugen e Kombit afer Milotit, rradhe kilometrike e trafik ne akset kryesore te vendit ku mungonin absolutisht patrullat e policise rrugore, mungese uji e dritash ne te gjitha pikat turistike nga veriu ne jug, ne mal apo bregdet. Mungese e pajustifikueshme ne terren e specialisteve te Inspektoriateve Shendetsore e Kontrollit te Ushqimeve duke sjelle dhjetra raste intoksikacionesh ushqimore si pasoje e mungeses se higjenes. Grumbuj plehrash ne pothuajse gjithe bregdetin, ndotja e plazheve me te frekuentuara te vendit nga ujerat e zeza si ne Ksamil e Sarande. E qershia mbi torte zjarret ne masivet pyjore qe zgjaten prej disa ditesh nderkohe qe perpjekjet per ti dominuar ishin minimaliste. Kjo ishte panorama qe ofronte Shqiperia kete sezon turistik per pushuesit e huaj dhe ata vendas. Sa prej turisteve qe e vizituan Shqiperine kete vit kane nje arsye per tu rikthyer vitin tjeter??!”
– shkruan deputeti Spahia.

Lexoni dhe kete

LEZHE, QENDER KOMUNITARE PER ROMET DHE EGJIPTIANET

Lezha tashmë do të ketë një qender komuninatare miltifunsionale e cila do të jetë në …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin