Thursday , 27 January 2022

“ME 11 DHJETOR DO TË MERREN VENDIME HISTORIKE PËR RINGRITJEN E PD”

“Me 11 dhjetor do të merren vendime historike për ringritjen e PD”. Kështu u shpreh nga Shkodra deputetja Albana Vokshi, e cila tha se tashmë fjalën e ka anëtarësia, ku sipas saj, një kryetar pa anëtarësi nuk është më kryetar.

Vokshi nuk ka frikë përjashtimin nga partia dhe është e bindur se PD do të dalë më e fortë pas 11 dhjetorit.

Deklaratat Vokshi i bëri gjatë një takimi të organizuar për dhunën ndaj grave. Sipas Vokshit, dhuna në familje po merr përmasat e një pandemie dhe askush nuk flet për këtë fenomen, ndërkohë dënoi gjuhën e përdorur në parlament ndaj deputeteve.

Vokshi kërkoi që institucionet të punojnë sëbashku për të luftuar dhunën në familje.

Lexoni dhe kete

ZGJEDHJET E PJESSHME, CELIBASHI APEL QYTETARËVE

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka bërë thirrje qytetarëve të 6 bashkive ku …