Tuesday , 22 October 2019

ME DRON, KANABIS DHE CELULARE NE BURGUN E SHENKOLLIT

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Burgjeve parandaluan dhe goditën një tentativë të futjes në ambientet e burgut të lëndëve narkotike dhe telefonave celularë me anë të dronit. Sekuestrohet droni ku në trup të së cilit ishin lidhur 7 pako me canabis sativa dhe tre telefona celularë. Arrestohen në flagrancë tre shtetas , ku në mjetin e tyre u gjet telekomanda e dronit. Në orët e vona të mbrëmjes , në rrethimin e jashtëm të burgut të Shënkollit , punonjësit e Policisë së burgut që kryenin shërbim kanë konstatuar se po fluturonte një dron duke hyrë në zonën e ndaluar dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë e Lezhës.

Në drejtim të burgut janë nisur forcat e FNSH të Shkodrës të cilat ishin me shërbim në Lezhë si dhe shërbimet e policisë së Lezhës së bashku me grupin hetimor. Falë reagimit dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë e mundur bllokimi i dronit në rrethin e dytë të jashtëm të burgut, ku gjatë këqyrjes në trup të dronit u gjetën të lidhura në një qese plasmasi 7 pako me lëndë narkotike si dhe tre telefona celularë. Gjithashtu po në vijim të veprimeve tek pjesa e pasme e burgut ne nje distance 1km, Policia e Lezhës dhe FNSH ka konstatuar dhe bllokuar një automjet ku brenda të cilit ndodheshin tre persona.

Gjatë kontrollit në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi telekomandën e dronit që u sekuestrua brenda rrethimit të dytë të jashtëm të burgut, çanta ku futet droni, si dhe tre aparate të tjerë celularë. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M.V., 28 vjeç banues në fshatin Vrake, Malësi e Madhe, i dënuar më parë për vjedhje

Xh. K., 25 vjeç, banues në Shkodër,

Xh.L., 28 vjeç, banues në Bajze ,Malësi e Madhe,Shkodër

Materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkalles së Parë Lezhe për veprat penale “Prodhimi dhe shitje te narkotikeve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim e mbetur ne tentative”.

Lexoni dhe kete

LËNDË NARKOTIKE KANABIS DHE FISHEKË LUFTARAKË

Policia e Shkodrës vijon operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Është …