Thursday , 25 February 2021

“ME KA NXIRE JETEN DUKE ME SHARE E OFENDUAR”

“Më ka nxirë jetën, duke me sharë ofenduar e madje edhe dhunuar. Me ofendoi edhe ditën kur ndodhi ngjarja dhe në gjaknxehtësi e sipër kam marrë makinën dhe e kam goditur. Nuk desha të kryer këtë krim, por gjithçka ishte e momentit”.

Kjo ka qenë dëshmia e dhënë para hetuesve e 60-vjeçarit Mhill Gega i cili mesditen e së mërkures përplasi për vdekje me automjetin e tij 68-vjeçarin, Mark Gjeta, ngjarje e ndodhur në fshatin Bungaj të Mirditës.

Ndaj autorit është ngritur akuza e vrasjes më dashje dhe ai po mbahet në dhomat e paraburburgimit të Komisaritit të Policisë Lezhë në pritje për tu njohur me masen e sigurisë e cila do të zhvillohet në Gjykatën e këtij rrethi.

Sipas të dhënave autori dhe viktima kishin patur konflikte të vazhdueshme prej më shumë se 1 viti madje dhe ishin përplasur fizikisht me njëri tjetrit, madje për problemet mes tyre kishte qenë në dijeni edhe policia.

Lexoni dhe kete

TË SHTËNA ME ARMË NË LAGJEN “SKENDERBEG” TË SHKODRËS

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të automjetit që drejtohej nga 30-vjeçari Taulant Pepaj, …